Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 6-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan
Xhiro e 6-të e edicionit të ri të Albi Mall Superligës do të përmbyllet me dy ndeshje tejet interesante.
Kryendeshja e kësaj xhiro që zhvillohet sot është padyshim ajo mes Dritës dhe Ballkanit.
Për Dritën ky do të jetë vetëm dueli i katërt që do ta zhvillojë këtë sezon, pas angazhimeve që kishte në Evropë, ku në tre ndeshja ka dy fitore dhe një barazim, e pozicionuar në pozitën e 5-të aktualisht.
Ballkani ndërkohë pas 5 xhirove të zhvilluara, ka tre fitore, një barazim e një humbje, e renditur aktualisht në pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe Llapi, Prishtina e Malisheva.
Dueli tjetër interesant është ai mes Malishevës dhe Gjilanit.
Malisheva u njoftua me humbjen e parë këtë kampionat gjatë mesjavë, ku u mposht ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 2-1. Malishevasit kanë tre fitore, një barazim dhe një humbje në total deri tani pas pesë xhirove të zhvilluara.
Gjilani ndërkohë javën e kaluar mori fitoren e parë këtë sezon, pasi e mposhti në shtëpi skuadrën e Feronikelit 74.
Gjilanasit regjistronin dy humbje dhe dy barazime paraprakisht dhe aktualisht ndodhen në pozitën e 8-të në tabelë, me 5 pikë.
Të dyja duelet fillojnë nga ora 15:00.