Në kuadër të “Flakës së Janarit 2019” në Sallën e Teatrit është mbajtur një mbrëmje koncertale – artistike kushtuar heronjve.
Fillimisht është paraqitur Kori “Siperantum” nga Peja me dirigjent Memli Kelmendi, i përcjellë nga pianisti Agron Shijaku.
Ky kor, që ka bërë emër, është paraqitur me pjesë të autorëve vendorë e botërorë. Ata kanë performuar “Shamikuqja” të Mark Kaqinarit me aranzhim të Tomor Berishës, pastaj “Danza”të Linda Spavacek, ku interpretuan Arta Bajraktari (soprano) dhe Bleona Leka (tamburinë).
Ky kor është paraqitur edhe me vepra të tjera si: “Kopilje moj kopilje”, këngë arbëreshe – Agron Shujaku (Piano) Blerina Zeka (flaut). Ata erdhën edhe me “…sa bukur” të Memli Kelmendit me Arita Bajraktari (tamburinë), “Dua më shumë Shqipërinë” me aranzhim të Memli Kelmendit me Azem Lluka (tenor) dhe Bleona Leka (piano), “Apamuoy Shungo” të Gerardo Guevara, “Bohemian Rapshody” të Fredy Mercury me arranzhim të Mark Bymer, solist Matej Karaqi, Agron Shujaku (piano) dhe në fund me “Rondes” të Folke Rabe.
Është mbajtur edhe koncert i Genita Hoxhës, artiste nga Shqipëria, e cila është shoqëruar edhe nga artistë të tjerë, të cilët me koncertin solistik e recital kanë nderuar Manifestimin Shumëkulturo “Flaka e Janarit 2019”
Programi i këtij kori është përcjellë me kërshëri nga publiku, i cili u ka duartrokitur gjatë.