Sot para Teatrit të qytetit të Gjilanit është organizuar kampanja sensibilizuese kundër kancerit të Lekurës nga Stafi i Dermatologjisë nga Spitali i Përgjithshëm Gjilan në bashkëpunim me Euromelanoma-Kosova dhe Shoqata e Dermatologëve të Kosovës.
Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj melanomës malinje stafi ynë organizoi një kampanjë sensibilizuese kundër kancerit të lëkurës, qytetarëve ju mundësua kontroll specialistike falas, mjekët dhe infermieret tanë ofruan këto shërbime duke dhënë rekomandime dhe këshilla për qytetarët.
Gjatë kësaj kampanje është ofruar:
Kontrolla dermatologjike falas
Ekzaminime me dermoskopi falas
Fletushka informuese për parandalimin dhe njohjen e shenjave të hershme të kancerit të lëkurës.