Në Spitalin Rajonal në Gjilanit janë hospitalizuar 12 pacientë, kurse 2 janë në gjendje më të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një shkrimi në Facebook, transmton Radio Star.
Postimi i plotë:
#Dita119. Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre.
Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i keemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19.
Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!