Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan janë prezantuar rezultatet e auditimit të realizuar në shërbimin e Emergjencës, i cili kishte për qëllim monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për pacientët në situata urgjente.
Auditimi u prezantua nga Dr. Ramadan Halimi, i cili paraqiti në detaje punën e ekipit që analizoi procedurat klinike dhe administrative, përputhshmërinë me protokollet mjekësore si dhe mundësitë për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
Sot janë prezantuar rezultatet e auditimit në shërbimin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Prezantimin e realizoi Dr.Ramadan Halimi, i cili në detaje prezantoi punën e ekipit të auditimit në shërbimin e emergjencës për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara pacientëve në situata urgjente.
Ky ekip analizoi procedurat klinike dhe administrative, kontrolloi përputhshmërinë me protokollet dhe standardet mjekësore, si dhe identifikoi mundësi për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
Drejtori i spitalit, Dr.Afrim Cana, përgëzoi ekipin e auditimit dhe theksoi se përmes auditimeve periodike dhe analizës së të dhënave në të gjitha shërbimet e spitalit do të kontribuohet në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së pacientëve, si dhe në rritjen e efikasitetit të shërbimeve.
Synimi ynë është përmirësimi i cilësisë në mënyrë të vazhdueshëme në të gjitha shërbimet, e sidomos në atë të Emergjencës. I ftojmë të gjitha njësitë e tjera që të respektojnë me përpikmëri PSO për shërbimin e Emergjencës.

