Sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajtën dy ligjërata të rëndësishme, të fokusuara në përmirësimin e kujdesit infermieror, nën drejtimin e MSc.
Vlora Shalaj, drejtoreshë e infermierisë, dhe koordinatorit të QEV-it, z. Xhavit Ramadani.
Ligjëratat trajtuan tema thelbësore për profesionin, duke përfshirë kujdesin infermieror në ekzaminimin patologjik dhe kujdesin ndaj pacientëve me variqel.
Këto aktivitete edukative, të akredituara nga Oda e Infermierisë, kanë për qëllim rritjen e aftësive profesionale të stafit dhe përmirësimin e standardeve të kujdesit në spital.
Sot ne Spitalin e Pergjitëshem Gjilan u ligjëruan dy tema mjaft të rëndësishme për profesionin tonë, nën organizimin e drejtoreshës së infermierisë, MSc. Vlora Shalaj, dhe koordinatorit të QEV-it (Qendra e Edukimit Profesional), z. Xhavit Ramadani.
Tema e parë, Kujdesi infermieror dhe hapat e ekzaminimit patologjik, u prezantua nga kryeinfermierja e Patologjisë, znj. Nazlie Sadiku. Kjo temë na dha një pasqyrë të qartë mbi rolin tonë në mbështetjen e procesit diagnostik dhe menaxhimin e sëmundjeve përmes patologjisë, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të duhur infermieror në këtë fushë.
Tema e dytë, Kujdesi infermieror te pacientët me variqel, u prezantua nga infermierja e repartit të Infektives, znj. Violeta Salihu. Ajo na informoi mbi protokollet dhe kujdesin e veçantë që kërkohet për menaxhimin e sëmundjeve infektive, me qëllim mbrojtjen e pacientëve dhe stafit nga përhapja e infeksioneve.
Këto ligjërata janë pjesë e një vazhdimësie të temave të akredituara nga Oda e Infermierisë dhe janë një mundësi për rritjen e njohurive dhe aftësive tona profesionale. Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe angazhimin tuaj, duke e bërë të mundur që standardet e kujdesit tonë infermieror të jenë gjithnjë në përmirësim.