Spitali i Përgjithshëm Gjilan
Të nderuar qytetar të Anamoraves, Kosovës lindore, dhe më gjerë ju njoftojm se shërbimi i Hemodializës vazhdon punën pa ndërprerje, ku nuk ka ndodhë në asnjë moment të kemi ndërprerje të shërbimit.
Drejtori ekzekutiv Dr.Afrim Cana theksoi se jemi në koordinim të plotë me SHSKUK dhe përgjegjësin e Hemodializës në SPGJ Dr.Afrim Bekteshi që ky shërbim të jetë aktiv me kapacitet të plot dhe normal, ashtu siq dihet planifikimet dhe objektivat tona janë që të ju dalim në ndihmë pacientëve tanë sa herë që ata kanë nevojë për shërbimet tona.
Tani më sapo kemi filluar me projektin më të ri infrastrukturor për shërbimin e Dializës, projekti i cili do të jetë sipas standardeve evropiane dhe do të jetë model në rajon.
Në fokus të veqant për menaxhmentin e Spitalit është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.










