Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë kryer gjithsej 150,068 shërbime specialistike gjatë periudhës janar–dhjetor 2025.
Në ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, gjatë vitit 2025, janë ofruar mijëra shërbime shëndetësore, ku 150,068 pacientë kanë marë shërbime specialistike.
Gjatë kësaj periudhe, kanë qenë të shtrirë 14,072 pacientë në të gjitha shërbimet tona. Angazhimi dhe përpjekjet tona për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore mbeten të pandërprera.
Stafi ynë vazhdon të jetë i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta, duke pasur gjithmonë prioritet shëndetin e pacientëve.
Do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për t’u dalë në ndihmë pacientëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
Ne jemi këtu për ju, 24/7.

