Donacion për Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Me kënaqësi ju njoftojmë se Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka pranuar një donacion të rëndësishëm për shërbimet tona, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana shprehu mirënjohjen e thellë për donatorët: Xhamia “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqata “Parandalo” me seli në Zyrih (Zvicër), për mbështetjen dhe kontributin e tyre në avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Ky donacion do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së trajtimit, lehtësimin e punës së stafit shëndetësor dhe ofrimin e kujdesit më efikas dhe më të sigurt për pacientët tanë.
Bashkëpunime të tilla janë thelbësore për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve tona shëndetësore.

