Me rastin e 12 Majit — Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë infermierët tanë, të cilët me përkushtim e humanizëm japin kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin ndaj pacientëve çdo ditë.
Në shenjë vlerësimi, sot u organizua një takim i përbashkët me infermierët e institucionit, ku u theksua rëndësia e rolit të tyre jetik në sistemin shëndetësor. Në këtë ceremoni, u nda edhe një mirënjohje e veçantë për znj. Xhylsime Vraja, për kontributin e saj të çmuar në shëndetësi.
Gëzuar Ditën e Infermierisë për të gjithë!
Faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm!