Në kuadër të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan janë bërë 268 mamografia për të gjitha gratë në nevojë (të moshës mbi 45 vjeçe) me përkushtim të plotë nga Mjekët dhe infermierët e Radiologjisë.
Screning mamografia do të vazhdoj të ofrohet si shërbim edhe gjatë muajve të tjerë. Deri më tani kishim bashkëpunim të plotë me QKMF në Viti, ky bashkëpunim do të vazhdojmë edhe me QKMF të tjera në Anamoravë.
Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Menaxhmenti i spitalit u falënderohet përzemërsisht të gjithë mjekëve, infermierëve për punën e bërë në ndihmë pacientëve.
Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu por këto shërbime do t‘i marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Anamoravës dhe jo vetëm.