Spitali Regjional i Gjilanit, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka treguar se ka përfituar nga Qeveria e Luxembourg projekt i cili kap shifren prej 5 Milion Euro shkruan Radio Star.
Këto 5 milion euro priten të investohen në infrastruktur dhe paisjet mjeksore të cilat i nevojiten Spitalit Regjional të Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan i udhëhequr nga Dr.Arsim Emini Drejtor Ekzekutiv prezantoi Master Planin përpara Bordit, Menaxhmentit të SHSKUK-së dhe Drejtoreshës së LuxDev Dr Afërdita Ademi.
Investime në infrastruktur dhe paisje mjeksore të përfituar nga LuxDev – Qeveria e Luxembourg, projekt i cili kap shifren prej 5 Miljon Euro, gjithashtu u prezantuan të arriturat e SPGJ dhe plani zhvillimor institucional 2022-2026.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Arsim Emini tha se jemi shum të lumtur që kemi vazhduar bashkëpunimin me Lux-Dev, ku kemi arritur të përfitojm projektin prej 5 miljon investime në SPGJ për qytetarët e Gjilanit -Anamoravës dhe më gjerë.
Disa nga objktivat e menaxhmentit;
Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.
Sigurimi i burimeve njerzore dhe EVP
Përmirësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve teknologjike
Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe menagjeriale
Avansimi i partneriteteve vendor dhe ndërkombëtar.
Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta ti arrim me rezultate më të mira të mundëshme.