Përmes një njoftimi, Spitali Regjional i Gjilanit, kanë thënë se në kuadër të bashkëpunimit të tyre me Luxemburg Developement Cooperation Agency- LuxDev kanë bërë shenjëzimin e objektev.
Ky është postimi i Spitalit Regjional të Gjilanit:
BËHET SHENJËZIMI I OBJEKTEVE NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM GJILAN
Në kuadër të bashkëpunimi mes Spitalit të Përgjithshëm Gjilanit dhe Luxemburg Developement Cooperation Agency- LuxDev është bërë shenjëzimi i objekteve i cili ka për qëllim orientimin e pacientëve në shërbimet përkatëse.
Për një orientim sa më të lehtë janë vendosur tabelat orientuese në hyrje të çdo objekti të cilat tregojnë harten e objektit, gjithashtu është bërë mbishkrimi për çdo objekt në SPGJ.