14 Shkurti është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë. Ditë e shënuar e cila promovon vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin pёr epilepsinë shkruan Radio Star
Kjo ditë shënohet edhe në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan nën organizimin e Drejtoreshës së Infermierisë Msc.
Vlora Shalaj dhe infermierëve, ku në këtë takim u prezantua edhe tema profesionale kujdesi infermieror te pacienti me epilepsi nga infermierja e ambulancave specialistike Sanije Kosumi.
Organizimi i këtijë takimi ka për qëllimi:
të rrisim ndërgjegjësimin për epilepsinë
të ndihmojë në eleminimin e stereotipeve
ti mbrojm nga diskriminimit personat me epilepsi.
të promovojm informacione dhe mbështetjen për ata që vuajnë nga epilepsia
Si dhe për të ndihmuar në zgjerimin e njohurive publike rreth shkaktuesëve, trajtimit dhe menaxhimit te epilepsise.
Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta t`i arrijmë me rezultate më të mira të mundëshme, për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë.