Nxënësit e Pejës dhe të shkollave tjera të Kosovës, në mesditën e së martës, në qendër të qytetit do të mbajnë protestë me moton: “S’po Shkohet n’Shkollë”.
“Kjo protestë mbahet kundër ngacmimeve seksuale të profesorëve, bullizmit, mungesa e psikologëve etj, si dhe shumë çka që e pengon mu zhvillu cilësia e arsimit”, ka thënë Orines Gashi, Kryetar i Këshillit të Nxënësve të Pejës.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet mbahet në 29 komunat e Kosovës.