Për talentët e sportit të Zhegrës sikur të kishin mbështetjen e duhur të institucioneve komunale, sigurisht do të kishin arritur majën e sukseseve në garat vendore dhe ndërkombëtare. Edhe pse sukseset e tyre janë të njohura për të gjithë ne.
Në qeverisjen time si kryetare e Gjilanit, të gjitha klubet e sporteve dhe sportistët do ta kenë mbështetjen e plotë, ne jemi dëshmuar edhe në të kaluarën për punën tonë në përkrahje të sportit, sepse ne krenohemi me të arriturat e tyre në nivel vendi dhe jashtë Kosovës, duke qenë promuvuesit më të mirë të shtetit tonë kudo nëpër botë.
Faleminderit të gjithë sportistëve për mbështetjen që ma kanë ofruar për ta bërë ndryshimin në Gjilan, me një qeverisje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët tanë dhe për të gjitha komunitetet e shoqërisë sonë.