Është punë e mediave – portaleve «me ia dhënë shpatit» për të shkaktuar debate për tema të caktuara politike, sikundër është edhe punë jona për ti demantuar të gjitha spekulimet mediale dhe «koluareve» që ndërlidhen me aktivitetin e ne katër këshilltarëve komunal të PDK-së në KK të Gjilanit.
Lidhur me paralajmërimet (serike) të kryetarit të Komunëns (e të LDK-së) në Gjilan, z. Lutfi Haziri, për «riformatim të qeverisë komunale në baza qytetare», siç është shkruar dje në disa portale, ne nuk do të lëshohemi në këtë temë, ngase kjo për ne, kësaj radhe, në këtë shkrim, nuk është temë diskutimi. Kjo u takon partnerëve aktual keq-qeverisës në Komunë, në krye me LDK-në si mazhorancë.
Por, ajo që ne detyrimisht duhet ta sqarojmë këtu, janë spekuklimet e koluareve dhe të disa portaleve, për kinse mundësinë e bashkëqeverisjes komunale me ne katër këshilltarët komunal nga radhët e PDK-së në Gjilan.
Prandaj, jo veç «koluareve», siç jemi apostrofuar nga «Mediafokus.info», por, këtë “formulë” të Lutfi Hazirit, sakaq e pati lansuar, padrejtësisht dhe jo politikisht, edhe kreu i degës së PDK-së në Gjilan, duke edhe u distancuar ndaj nesh për shkak të qëndrimeve tona parimore për të mos e bojkotuar punën e KK në Gjilan, për arësyet e njohura të cilat i kemi pas plasuar publikisht.
Megjithate, ne këtu, duam të sqarohemi duke ia bërë me dije opinionit të gjerë, anëtarëve dhe aktivistëve të devotshëm të PDK-së, se: ndonëse ne kemi paknaqësi (tashmë të ditura publikisht) me politikën menaxhuese të kryetarit të degës dhe shefit të grupi të këshilltarëve komunal të PDK-së në Gjilan, ne jemi konsistent dhe të palëkundër në PDK, madje, jemi të bindur se pikërisht PDK-ja konstruktive jemi ne.
Dhe, pavarësisht zhvillimeve të mëtutjeshme në degë, në raport me ne katër keshilltarët e apostrofuar, ne në asnjërin prej opcioneve nuk do të jemi pjesë e kësaj «formule» (të bashkëqeverisjes komunale), siç është spekuluar edhe në këtë rast. Përkundrazi, ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës konstruktive duke vëne gjithëherë në planë të parë dhe mbi të gjitha interesin publik – qytetar.
Gjithashtu, e përshëndesim gatishmërinë e kolegëve tanë për rikthimin e tyre në punën e seancave të Kuvendit Komunal, veprim ky i cili na inkurajon se megjithate ne kemi pasur të drejtë në qëndrimin tonë për mosbojkotimin e punës së Kuvendit Komunal në Gjilan.
Shefik Surdulli /në emër të katër këshilltarëve komunal nga PDK-së në Gjilan/