Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.
Mazllami ka publikuar videon e plotë, duke thënë se videoja e shukrtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.
“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazlami.
Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.