Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki ka sqaruar incidentin që ndodhi ku u përfshin në rrahje mysafirët e tij, Haki Abazi nga VV dhe Dardan Molliqaj nga PSD, pas debatit me akuza të rënda.
Në vijim sqarimi i plotë i Leonard Kërqukit:
Miq,
Si autor i emisionit “Pressing” dua te sqaroj ate qe ndodhi para nje ore ne ambientet ku po i zhvillojme debatet zgjedhore:
Debati, siç keni mundur ta shihni, ka qene i tensionuar prej minutes se pare e deri ne fund. Jane perdorur fjale te renda, akuza, fyerje e çka jo tjeter. Si drejtues i emisionit jam munduar ta ve ne binare emisionin, por nuk kam mundur ta kontrolloj gjate gjithe kohes.
E kam nderprere pjesen e pare te “Pressing” per nje bllok marketingu, me paralajmerimin se do te ktheheshim ne studio me opinionistet, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci. I kam pershendetur te gjithe mysafiret dhe jam bere gati per ta nisur pjesen e dyte. Papritmas e kam degjuar nje zhurme te madhe ne studio, jam kthyer dhe kam pare teksa plandosej per dysheme z. Haki Abazi. Kam dale me nxitim ne koridor dhe kam mundur ta shoh z. Dardan Molliqajn teksa hynte ne lift dhe z. Rexhep Hotin qe ishte ne koridor. Nuk kam mundur te bisedoj me z. Molliqaj, as me z. Hoti. Nuk e kam pare situaten çfare ka ndodhur pasi qe isha ne studio dhe ngjarja ka ndodhur jashte saj.