Stadiumi i ri i atletikës me standarde ndërkombëtare i paraparë të ndërtohet në Kamnecë parashihet të jetë më i miri, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Rajon. Këtë e ka bër të ditur, kryetari komunës, Kadri Rahimaj pas nënshkrimit të marrëveshje me ministrin e Sporitit, Hajrulla Çeku. I pari i komunës, i emocionaur me këtë marrëveshje, ka pohuar se ky projekt kapitalr, do të jetë më i madhi në histori të Kamenicës, që kap vlerën prej 3.3 milionë euro, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme të investimeve kapitale në këtë komunë.
“Stadiumi do të ketë 8 korsi moderne vrapimi, ulëse për mbi 1000 shikues, për ta përjetuar çdo sekond e emocion të garës, sistemi të avancuar digjital për regjistrimin e rezultateve të garuesve, sallë konferencash, zyra e hapësira të tjera pune me standarde bashkëkohore, hapësira të dedikuara për ndihmë mjekësore dhe trajtim fizik, palestër për ushtrime, energji solare dhe efiçiente, parking për 100 vetura dhe infrastrukturë përcjellëse moderne, standarde IAAF Ëorld Athletics”, ka numëruar Rahimaj, disa nga pjesët kryesore të stadiumit.
Sipas tij, ky projekt nuk paraqet vetëm një stadium, paraqet shpresë dhe kapërcim historik për Kamenicën sepse: “garat ndërkombëtare që synojmë t’i mbajmë këtu, paraqesin impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”.
Në anën tjetër kampioni i shumëfisht i Kosovës në atletikë, që ka bart barrën kryesore të ekipit të atletikës “Rogana” tash e dy dekada, Musa Hajdari, në llogarinë tij të rrjeteve sociale ka shkruar : “Diçka e madhe më në fund po vjen…!
Ta gëzojmë të gjithë këtë tempull të Mbretëreshës së Sportit”.
Ndërkaq, njeriu që nuk flet shumë, e që më tepër zgjedh heshtjen dhe punën profesionale, rekordmani i Kosovës në shtigje të gjata, që sukseset dhe rezultatet kulmore të atletëve të klubit roganas lidhen dirket me punën e tij, Zijadin Kryeziu, paksa i rezervuar, ka thënë se praktikat e mëhershme shpesh herë na kanë dëshpruar, por këtë herë uroj që vërtetë ky projekt të imlementohet me saktësi dhe këso stadiume të ketë në cdo qytet të Kosovës, sepse vendi ynë ka potencial të mirë për të kultivuar, zhvilluar dhe përparuar edhe më tepër atletikën./Radio Star/