Tek Stadiumi i Qytetit në Gjilan, ndodhet numër i madh i shiringave të hedhura, paloma të gjakosura, por edhe njerëz duke konsumuar substanca narkotike shkruan Radio Star
Stadiumi i Qyteti, pas ndërprerjeve të punimeve, tanimë është kthyer në strehë për përdoruesit e substancave narkotike.
Në një video të publikuar nga portali “Nacionale”, gazetari gjatë realizimit të kronikës për stadiumin, has në një person i cili ishte duke konsumuar drogë, në bisedë e sipër shihet se si ai merr drogë dhe është i gjakosur në trup, më tutje gjatë videos shihet se si ai vend tanimë është i mbushur me shiringa e gjithçka që kanë konsumuar përdoruesit e drogës./radiostar/
Më poshtë mund të shihni videon e realizuar: