Stadiumi i qytetit me bari sintentik në Gjilan, i cili ishte ndërtuar nga Bashkësia Evropiane po merr pamje të re.
Ky stadium i cili i ka të gjitha parametrat që të zhvillohen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, tani shikuesit mund ti përcjellin ndeshjet nga shkallët të cilat po ndërtohen në këtë stadium.
Kapaciteti i këtyre shkallëve është për 800 shikues, ndërsa në këtë stadium vazhdimisht stërvitjet i zhvillojnë dy skuadrat e qytetit, Drita dhe Gjilani, ndërsa aktivitetin futbollistik këtu i zhvillojnë edhe shkollat e futbollit me kategorit e tyre.
Kordinatori për Sport në komunën e Gjilanit, Malzog Hoxha, është mjaft i kënaqur me punët të cilat janë zhvilluar.
“Komuna nga buxheti i saj edhe një herë ka ndar mjetet financiare për të mirën e sportit e në veqanti për të mirën e shikuesve, ne jemi në përfundim e sipër, janë punët e fundit që po kryhen siq janë pjesa për përsonat zyrtarë dhe pjesën për kamerat televizive, për futbollin Gjilanas ky stadium domethanë shumë për arsye se tani gjatë stinorit dimror në kushte ekstreme të mbuluar me dëborë klubet tani munden ti zhvillojnë ndeshjet në këtë satdium”
Për shikuesit dhe klubet futbollistike të qytetit të Gjilanit, ky stadium do të jetë edhe një dhurat nga komuna që talentët e futbollit të kenë mundësi që aktivitetin futbollistik ta zhvillojnë në mënyrë profesionale./kryelajmi/