Spitali i Gjakovës ka publikuar pak minuta më parë raportin mujor të punës ku është treguar për numrin e operacioneve.
E për ta ilustruar këtë raport me imazh, janë kujdesur stafi mjekësor duke bërë foto në sallën e operacionit me pacientin e shtrirë në tavolinë, shkruan Gazeta Shneta.
Një pacient i shtrirë në tavolinën operative shihet i veshur me veshje sterile si dhe i mbuluar me mbulesë sterile po ashtu.
Nuk është bërë e qartë se në cilën sallë është realizuar kjo fotografi. Gjithsesi sipas fotos, stafi shihet duke u bërë gati për të filluar punën operative.
Pacienti poashtu në fotografi shihet se mban unazë metalike në dorë, gjë që nuk do të duhej ta bënte për shkak të elektrokauterines – metodës elektrike për ndaljen e gjakderdhjes.
Por para se të ndërhyjnë tek pacienti, ata janë kujdesur që të bëjnë një fotografi për ta postuar në rrjetet sociale. /Gazeta Shneta/