Shkruan: Arianit Sllamniku
Ka shumë thënie e legjenda për këtë qytet, ka nostalgji, epshe e dashni aq të madhe sa që dëshira për t’a pasur nën kontroll dhe për t’a qeverisur, nuk e lë asnjë shtet me pak takat global që të mos tentojë të paktën të shtrijë ndikim në të por krejt çka osht sillun deri më sot rreth tij kanë qenë dy interesa, vija e ndikimit fetar dhe ajo ekonomik apo tregtar sepse aty puqen dy kontinente, sic puqen tek Gjibraltari e që pika më strategjike ekonomikisht mē me interes se kontrollimi i Europës nuk ka dhe kush komtrollon kontinentin e vjetër, ka botën në dorë.
Të kthehemi te Stanbolli.
Ēshtë Sulltan Mehmet Fatih ai djaloshi i cili qysh në moshë të re prej Azisë synoi marrjen në dorë të këtij qyteti që madhështor i cili deri në atë kohë njihej si kryeqendra botërore e kishës ortodokse, por pas rënies së tij në duart e muslimanëve osman, kryeqendra e saj lëvizi në Moskë dhe kuptohet se nostalgjia për rikthim dhe rimarrjen e saj nuk shuhet kurrë andaj edhe pse aleancat diplomatike dhe gjeostrategjike shpeshherë duken se në një pikë u bashkuan derisa në tjetrën u ndanë, prap se prap kundërshtarët dhe epshet e vjetra shekullore janê ato që determinojnë lojën dhe potezat në tavolinën globale.
Pra nëse pas rënies së perandorisë osmane gjegjësisht pas marrëveshjes së Llozanës së vitit 1924, Anglia kontrollon ekonominë e Turqisë dhe ekskluzivisht siç e kontrollon grykên e Gjibraltarit, tani merr në dorë edhe grykën e Bosforit e me këtë edhe tërë Stanbollin, ndikimi fetar nuk merr kahje, pra të fillon edhe ndikimi i kishës protestante apo katolike e aq më pak që kisha ortodokse të rikthehej sikur në kohën e Bizantit, aty ku ishte dikur.
Për t’a qartësuar atë çfarë tham më lart, na duhet pak histori.
Qyteti ju rikthye themeluesit
Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë grek Bizantion, i quajtur kështu nga Byzas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 para erës sonë por profecia e pejgamberit Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na bënë që të shpresojmë për rimarrjen e tij përmes parashikimit të tij i cili thoshte:
“Do ta çlironi Konstantinopojën, më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri ajo ushtri”.
Pra nëse e analizojmë këtë fjali del se Konstantinopoja në duhet të çlirohet nga një prijës dhe ushtri, atëherë ajo së pari do të duhej të ishte e okupuar prej ndokujt dhe çlirimi i saj nënkupton edhe rimarrjen e plotë.
Realiteti politik
Për 15 vite rresht Stanbolli qeverisej nga vizioni dhe dora e një personi i cili jo vetëm që vuri rend në “Büyükşehir” por që edhe problemin shekullor të ujit të pijes e zgjodhi një herë e përgjithmonë.
Tani derisa prijësi i vizionit të Stanbollit avansoi me idenë e një Turqie ndryshe nga brenda dhe në pozitên e merituar jashtë saj, e siç thoshte Sulltan Abdylhamid Han “ky milet ka shumë veti të mira por harron shpejtë” stanbollasit me sklerozë të përcaktuar nga i madhërishmi i tyre dikur, nga harresa bënë që të ju rrëshqet nga dora qeverisja e qytetit të tyre dhe tendenca që Stanbolli të rikthehet në kohën e Bizantit, pra që të qeveriset nga besimtarët e ritit ortodoks pasiqë edhe kandidati që i fitoi zgjedhjen, z. Imamollu del të jetë nga ky krah, pra saktësisht greko-ortodoks e që tërthorazi edhe mbështetës i Putinit ruso-ortodoks.
Pra rikthimi i kryqendrës ortodokse po bëhet realitet.
Dhe krejt kjo tablo e ndikimit në Stanboll ka edhe një arsye, tendenca në rritje e ndikimit të prijësit të dikurshëm të Stanbollit dhe tani të Turqisë jo vetëm në Turqi por edhe në botën arabe, ku sondazhi i fundit i BBCsë angleze e nxjerr në rivalitet Trumpin dhe Putinin por në epërsi të këtyre dyve Erdoganin.
Sa për t’ia lidh’ kryet kësaj që tham më lartë
Derisa nami dhe ndikimi global i Turqisë sa po shkon e rritet, prap se prap sikur “1+1 që bojn 2” Stanbolli duhet të rikthehet sepse Turqia pa Stanboll nuk ështê Turqi por edhe një Stanboll i kohês së Bizantit ortodoks nënkupton shpresë për kryeqendrën e tyre të re në Moskë dhe prijësin e tyre z. Putin qê përmes kontrollit të grykës së Bosforit, kontinetin e vjetër t’a ketë nê shuplakë të dorës, e me këtë edhe ndikimin global në të gjithë sektorët e jetës.
Fundja u gëzova njê fakti se Erdogan është “diktatori” i vetëm (demokrat) i njohur nga perrndimi që i pranoi zgjedhjet dhe nuk ndikoi në to, por se me këtë diktatorin e vêrtetë të Rumit Ortodoks, besoj se perendimi tani do të ngihet dyzgin.