Mbrëmë në kuadër të Kamenica Summer Fest, publiku pati rastin të përjetonte një natë humori me shfaqjen e stand-up komedisë që u mbajt në oborrin e Shtëpinë së Kulturës.
Ky aktivitet mblodhi dashamirë të artit dhe humorit nga të gjitha moshat.
Ngjarja solli në skenë pesë aktorë të njohur e të talentuar të humorit shqiptar: Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Hasim Sopi Memishi, Kushtrim Qerimi dhe Valina Muçolli dhe shikuesit i mirëpritën interpretimet e aktorëve me duartrokitje.
Në prapaskenë të këtij suksesi qëndruan edhe autorët e përgatitjes artistike: skenografia ishte punuar nga Abedin Azizi, tekstet nga Avni Rudaku, ndërsa multimedia u realizua nga Migjen Fazliu, duke e bërë ngjarjen të plotë dhe profesionale.