Skuadra e Dritës e ka nisur me humbje sezonin e ri në Superligën e Kosovës. Gjilanasit u mposhtën nga Ferizaji me rezultat minimal 1-0.
Drita mbeti me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pasi Ovuka u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht inferioritetit numerik, “bardhekaltërit” krijuan disa mundësi të mira shënimi, por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet e tyre.
Pas kësaj sfide, Dritën e pret një ndeshje shumë e rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Të enjten, gjilanasit do të përballen me Differdange në kuadër të Conference League, takim që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.