16 persona kanë vdekur vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes komunikatës së përditshme, ku u bë e ditur se janë konfirmuar si pozitive edhe 258 raste të reja.
Sipas statistikave, Kosova ka regjistruar më së shumti vdekje në botë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Word Meters e radhit të parën Kosovën, sipas mesatares së nxjerrë për kokë banori.
Në 1 milionë banorë, Kosova radhitet e para me 9 vdekje, derisa pas Kosovës, Brazili me 7 vdekje.
Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 212 persona, derisa, sot është shënuar shifra më e lartë e të vdekurve për 24 orë që nga fillimi i pandemisë.