Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se protesta e paralajmëruar që të mbahej sot për mosmiratimin e Ligjit të Pagave, nuk është thirrur nga ta.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë se paralajmërimi për këtë protestë mund të jetë bërë nga dikush për qëllime të caktuara.
“Kjo protestë nuk është thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, këtë mund ta ketë bërë dikush tjetër, për qëllime të caktuara. Ne për momentin nuk do të protestojmë, sepse tani për tani kemi vendosur që t’i pezullojmë veprimet sindikaliste”, u shpreh Jasharaj.
Ai tregoi se vendimin për pezullimin e përkohshëm të veprimeve sindikaliste pas premtimeve se ligji i punës është duke u punuar, njofton Klankosova.tv.
“Për momentin janë pezulluar veprimet sindikaliste. Ndodhi që u takuam me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe morëm informacione që Ligji i Pagave është duke u punuar dhe ai tha se u duhet edhe pak kohë”, tha Jasharaj, për Klankosova.