Lidhur me zhvillimin e fëmijës, sjelljet e tyre, edukimin rol të rëndësishëm kanë llojet e prindërimit.
Mund të themi shembull tek prindi agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështir, niveli i socializimit tek fëmijët është i ulët, pjesa emocionale fëmija është i ndejshëm, reagues, i mbyllur në vetvete.
Prindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.
Prindërit pasiv për të cilën mungon bashkëpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar pranë fëmijës së tij, fëmija nuk sillet konform rregullave, kur fëmija bashkëpunon me prindin dihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancen mësimore.
Prindi kërkues është lloji i prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë, të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje, sjellje reflekton pozitivisht në personalitetin e fëmijës. Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale.
Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore. Nëse mjedisi në të cilën jeton nuk gjen kënaqësinë e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet, probleme emocionale, probleme në sjellje vështirësi në procesin mësimor etj.
Angazhimi, puna dhe përkushtimi i prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të ardhmen e fëmijës, ku duhet të inkuadrohet në një shoqëri më të gjerë ku fëmijët do t’u shërbejnë me besim të thellë, të sigurt, të fuqishëm në aftësitë e veta si dhe duke ndikuar në formimin e një personaliteti të shëndoshë.
Ma. Sc. Besnik Sherifi specializant i psikologjisë klinike