Këshilli i studentëve të Fakultetit të Edukimit ka marrë vendimin që ditën e enjte, nga ora 10:00, të bojkotohet mësimi.
“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve ti mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e kërkesave të tyre. Kështu ne në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departmentet e FE (programet Bachelor dhe Master) kemi marrë vendim që nesër me datën: 07.11.2019 nga ora 10:00 ta bojkotojmë mësimin”, thuhet në njoftimin e Këshillit studentor të Fakultetit të Edukimit.