Me humbjen e tij të parakohshme janë solidarizuar edhe kolegët, miqtë dhe emra të tjerë , të cilët në rrjete sociale kanë postuar fjalë zemre dhe ngushëllime të sinqerta për largimin e Arianit nga jeta.
Së fundmi studentet e FEFS nuk mbajnë mësim sot, në shenjë solidarizimi me vdekjen e Arian Dacit.
Më poshtë mund të shihni një foto të cilin e sjell “ Radio Star”,të gjithë janë tejet të habitur nga ky largim kaq i shpejtë i zv.ministrit Arian Dacit.
BREZOVICË: STUDENTËT E FEFS JANË TË SIGURTË
Lajmi për vdekjen tragjike të zv. MInistrit të Diasporës Arian Daci, në Brezovicë ka bërë që Dekani dhe stafi I Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), të pezullojë aktivitetet mësimore deri në një vendim të ardhshëm.
110 studentë nga FEFS dhe 15 profesorë të udhëhequr nga dekani Musa Selimi gjenden në Brezovicë për të zhvilluar procesin mësimor rreth lëndëve të sporteve dimërore.
Selimi për Sport PLUS ka thënë se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe gjendja është nën kontroll.
“Të gjithë studentët janë shëndosh e mirë në hotel dhe dekanati I FEFS, të cilin e drejtoj, ka marrë vendim që nga nesër të pezullohet procesi mësimor në Brezovicë, deri në një vendim të ardhshëm” – ka shtuar Selimi.