Studentët e Prishtinës kërkojnë që të lëvizin lirshëm sikur të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Për këtë çështje ata do të protestojnë më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Njoftimin për protestën e kanë shpërndarë vet studentët në rrjetet sociale.
Studentët për këtë çështje kanë protestuar edhe ditë më parë para zyrës së Bashkimit Europianë në Kosovë.