Këngëtaret tona në diasporë po vazhdojnë ta pasurojnë prodhimtarinë tonë muzikore dhe shumë nga to, me sukses po i tejkalojnë përmasat kombëtare duke na bërë të njohur në tregun global të muzikës.
Le të jetë kështu edhe për Albanën e lindur në Zvicër, e cila është me origjinë nga Gjilani dhe vazhdon të jetojë në Zvicër, ku studion për stomatologji.
Një këngë me premisa për t’u bërë hit, e realizuar me motive nga trashëgimia jonë kulturore, që fillon me Kalanë e Novobërdës e cila kohëve të fundit u riaktualizua duke u bërë temë e polemikave mes serbëve dhe shqiptarëve, i përgjigjet trendit të ri të motivimit të këngëve nga këngëtarët tanë.
Kështu, një këngë dashurie që i kushtohet një vajze që po e kërkojnë të martohet – mbase edhe për arsyen se në këtë moshë është edhe vetë Albana – të cilën e shoqërojnë valltare me veshje kombëtare, në refren thotë “Of of sa mirë ta bana, që s’të lash me ndejtë te nana. Edhe Nana e ka ditë, që për mua vajzë je rritë”.
Na mbetet të shohim se ku do të rrijë në të ardhmen Albana Azizi. Rrita e saj a do ta avancojë në skenën muzikore artistike, apo edhe do ta lë më në fund nënën dhe do të gjejë djalin e merituar. Sipas spotit, ajo duket që është e lidhur me motivet e vendlindjes.
Ndërsa kënga e saj, pritet të pëlqehet nga të rinjtë e moshës së clubeve në Kosovë dhe diasporë. Kënga është shkruar nga Floriant Salihu dhe vetë këngëtarja, ndërsa spoti nga Urban Graphics. /Front Online/
Studentja e stomatologjisë nga Zvicra, me një këngë të re në Kosovë
Ndani këtë artikull