30 shtetet amerikane janë prekur nga stuhia e dëborës Blair, ndërsa 7 prej tyre kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Në Kansas, Missouri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinian Perëndimore, Arkansas si dhe në disa pjesë të Nju Xhersit ka pasur anulim të qindra fluturimeve dhe vonesa në mijëra të tjerë.
Zyrtarët kanë njoftuar për mbylljen e shkollave, ndërsa nga Stuhia Blair janë prekur mbi 60 milionë qytetarë amerikanë. Stuhia Blair po përhapet këtë të hënë edhe Ohio, Pensilvani dhe Maryland por gjithashtu edhe në Washington DC.
Dëbora e madhe që po sjell stuhia Blair nuk do të pengojë Kongresin Amerikan që të mblidhet këtë të hënë për të certefikuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit ka deklaruar kryetari pepublikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës në disa shtete amerikane trashësia e saj i ka kaluar mbi 30 centimetër. Borëpastrueset po punojnë në mënyrë aktive ndërsa dëmet nga kjo stuhie e madhe dëbore pritet të arrijnë në miliarda dollarë.
Pas stuhive të dëborës në fundjavë, paralajmërimi për mot të keq vijon edhe në Mbretërinë e Bashkuar me meteorologët që thonë se reshjet e dëborës do të godasin Anglinë Jugore në nisje të kësaj jave. Më shumë se 260 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në Uells dhe disa pjesë të Anglisë.