Togeri Suad Murati nga Gjilani është emëruar në një pozitë të re në strukturat e Policisë së Kosovës, duke marrë drejtimin e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve.
Murati deri më tani ka shërbyer si udhëheqës i Sektorit Rajonal të Hetimeve në Gjilan, pozitë të cilën e ka ushtruar për rreth dy vjet.
Gjatë karrierës së tij në Policinë e Kosovës, ai ka qenë i angazhuar në detyra të ndryshme, me fokus të veçantë në fushën e hetimeve. Në këtë institucion është pjesë prej rreth 20 vjetësh, periudhë gjatë së cilës ka krijuar përvojë në sektorin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Emërimi i tij në këtë detyrë shënon një përgjegjësi të re profesionale në kuadër të strukturave që merren me luftimin dhe hetimin e krimit të organizuar./Radio Star/










