Ministria e Ekonomisë i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim për abuzime eventuale me subvencionim të efiçiencës në shtëpitë individuale.
“Për t’u siguruar që të gjithë qytetarët janë të mbrojtur nga abuzimet me çmime, Ministria e Ekonomisë inkurajon qytetarët që të raportojnë ato tek Autoriteti i Konkurrencës, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT: 0800 11000 apo/edhe Divizionin e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë: 038 200 215 55”, njoftoj ministria.
Ministria ka kërkuar nga auditorët të respektojnë në përpikëri rregulloren.
“Në lidhje me këto shqetësime, Ministria e Ekonomisë ka ndarë me të gjithë auditorët sqarimin se ata duhet të respektojnë në përpikëri rregulloren për Sistemin e Ofruesve te Shërbimit Energjetik dhe Kriteret Minimale për Auditim Energjetik 05/2020 si dhe Kodin e Mirësjelljes”
“Në këtë kontekst, auditorëve të energjisë u është bërë thirrje që të aplikojnë çmim për shërbim që është i arsyeshëm dhe në harmoni më kriteret te cilat janë përcaktuar nga FKEE dhe të mos bëjnë veprime që mund të duken abuzive më këtë proces”, thuhet në reagim.
Po ashtu, është kërkuar nga Auditorët e Energjisë që të mos anashkalojnë aplikuesit potencialë në regjione të caktuara duke marrë për bazë se detyra e tyre është ofrimi i shërbimeve në të gjithë territorin e Kosovës.