Covid-19 ka prekur së fundi edhe KRU”HIDROMORAVA”, ku 9 persona kanë rezultuar pozitiv me virus corona.
Për Radio Star, drejtori Muhamet Suliqi, ka treguar për situatën e krijuar ne kompani, ai tregon se 9 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e infektuar janë në pritje të rezultateve.
Drejtori Suliqi ka treguar se ky udhëtim nuk ishte organizuar nga kompania, por ky organizim ishte bërë nga secili në mënyrë individuale dhe jo nga kompania, më tutje ka thënë se takimet e kompanis kanë qenë vetëm online duke respektuar rregullat e parapara për Covid-19.
Suliqi ka treguar se janë të konfirmuar pozitiv 9 persona, ndërsa një numër shumëfish më i madh kanë rezultuar negativ.
Personat e infektuar ishin në një udhëtim ku
Organizimi në fjalë është bërë në fundjavë nga disa punëtorë në mënyrë të pavarur dhe nuk ka të bëjë me kompani
Pasi kanë përfunduar udhëtimin e tyre, personave të infektuar i’u janë shfaqur simptomat e para të virusit, pasi kanë bërë analizat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kurse gjysma e punëtorëve të prekur me virus nuk kanë qenë pjesë e udhëtimit në Shqipëri.
Drejtori Suliqi punëtorëve të cilët janë të prekur me Covid-19, i’u ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve dhe kthim sa më të shpejt në vendet e punës.
Kompania ka marë nga dita e parë të gjitha masat mbrojtëse në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë situatën me pandemi që ka përfshirë gjithë botën.