Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, gjatë kohës kur këta të fundit ishin duke shqiptuar një kundërvajtje në trafik.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00, në fshatin Zhegër të Gjilanit. Si pasojë e incidentit, si zyrtarët policorë ashtu edhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

