Prokuroria Themelore në Pejë, ka reaguar pas videos të publikuar ku disa punëtore të shtëpisë së të moshuarve në Pejë kanë sulmuar një grua të moshuar.
Sipas komunikatës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Në një video të postuar në rrjetet social shihet se punëtoret e kësaj qendre rrahin një grua të moshuar./teve1.info/