Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një person ka hyrë me thikë brenda xhamisë së rrugës së Kavajës duke plagosur 5 personave.
Ngjarja e rëndë ka tronditur besimtarë myslimanë që janë muajin e Ramazanit. Për këtë ngjarje ka folur imam Ahmed Kalaja menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale për të sqaruar dhe qetësuar njerëzit në lidhje me këtë ngjarje. “Pas dreke le të themi ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dine Hoxha, kur një person i armatosur me një thikë godet me thikë besimtarët, por nuk mjaftohet me këtë akt, por godet edhe njerëzit që ishin në rrugë”, rrëfen imam Kalaj.
Më tej ai thekson se “faleminderit Zotit që personi është arrestuar, falënderoj të gjithë ata besimtarë që kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj situate. Lus Zotin e madh që të shërojë besimtarët, të cilët janë plagosur”.
“Shpresoj që të mos ketë qenë një akt terrorist, por shpresoj që të ketë qenë një person me të meta mendore që ka bërë një gjë të tillë. E rëndësishme është se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe për punë orësh, xhamia do të kthehet në gjendjen e mëparshme”, thekson imami, i cili thekson se ka njerëz që duhet të prishin harmoninë fetare dhe sidomos në këtë muaj të Ramazanit.
Më tej ai thekson se të plagosur janë disa punonjës të xhamisë dhe besimtarë duke adhuruar zotit në këtë momente, duke u falur. “Personi, lusim Zotin, që të marrë atë që meriton”, thekson imami.Gazeta Shqip