Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, gjatë një vizite të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, eskorta e të cilit u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.
Sipas informacioneve zyrtare, suspendimi është në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Suspendohen tre zyrtarë policorë
Skenderaj, 10 qershor 2025
Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.