Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, theksoi se është e rëndësishme që Serbia të sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë, raporton N1.
Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit nga një grup terrorist serb, mbeti i vrarë polici i Kosovës, tashmë Heroi Afrim Bunjaku.
Nga ky grup mbetën të vrarë tre terroristë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar, raporton Klankosova.tv.
Serbia mbajti tri ditë zie për terroristët serbë, ndërsa kjo, sipas kryediplomatit austriak, nuk u prit mirë në Evropë.
“Serbia duhet t’i sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës. Është diçka që duhet ta bëjë. Të festosh dikë që kreu vrasje si hero është diçka që nuk është pritur mirë në Evropë”, u tha ai gazetarëve në kuadër të forumit të 12-të të strategjisë së BE-së për rajonin e Danubit në Bërdo pranë Kranjit, Slloveni. /Klanksova.tv