Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad ka kumtuar se dy të rinj të kombësisë shqiptare janë sulmuar në mënyrë më brutale në Novi Sad, prej të cilëve njëri është i lënduar rënd dhe jeta e tij është në rrezik.
Natën në mes të shtunës dhe dielës në rrugën Futushka, në stacionin e taksive para Ruletit “Gaja”, dy të rinj të kombësisë shqiptare G.B. dhe Ç.M., të dytë të lindur në vitin 1999, janë sulmuar nga “një grup i panjohur prej katër personave, pa asnjë arsye, vetëm se ata në mes veti kanë komunikuar në gjuhën shqipe”, pretendon Shoqata në kumtesë, transmeton gazeta serbe N1.
Ç.M. ka lëndime të rënda: frakturë të ashtit të kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.
Djali i dytë gjithashtu ka lëndime të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, pretendohet në kumtesë.
Shoqata pretendon se policia është në kërkim të sulmuesve.
“Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë me këtë rast i falënderon mjekët e shërbimit emergjent të Shtëpisë së Shëndetit në Novi Sad për intervenim të shpejtë dhe dhënie të ndihmës, e veçanërisht e falënderon ekipin kujdestar të Qendrës Klinike të Vojvodinës. Apelojmë te organet kompetente që kryerësit e këtij krimi sa më shpejtë t’i dorëzohen drejtësisë”, shkruan në kumtesë të cilin e ka nënshkruan kryetari i Shoqatës Demë Bersha./Insajderi.com.