Mbrëmjen e sotme në Ranillugë të Gjilanit, disa të rinj serbë kanë sulmuar veturën e përfaqësuesit të KQZ-së me koktej molotovi.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se të rinjtë serbë kanë hedhur dy koktej molotovi në drejtim të veturës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe prokurori i rastit.
Redaksia ka dërguar pyetje në polici për të marrë më shumë detaje shtesë./teve1.info/