Me shkas molotovi I birrave t’Zajeçarit!
Sot gjatë drekës të cilën e shijonim me Filizin dhe derisa Janina me shoqe lahej në pishinën e vendosur para shtëpizës, ndodhi një goditje anash shtëpizës nga brendia e misrit të arës së fqiijut tim të parë, goditje e cila shpejt u shëndrrua në zjarr, e që thirrja e Janinës së trembur më bëri që të alarmohemi edhe ne që Ishim duke ngrënë drekën e pasdites në sofër.
Kur dola dhe pashë zjarrin dhe kur rastisa në shishet e birrës “Zajeçarsko pivo”, e kuptova që zjarri nuk ishte aksidental por I qëllimshëm dhe nga faktori njeri.
Tani duke analizuar krejt ngjarjen dhe rrethanat del se asnjëherë dhe në asnjë moment nuk kam pasur ndonjë konflikt jo fizik por as verbal me qytetarët e fshatit Kufcë e Epërme që janë shumicë serbe por as edhe me një person të vetëm tjetër.
Përfundimi del se dorëheqjet e fundit nga FSKja e veçanërisht marrja në pyetje e disa personave të fshatit Kufcë e Epërme ditët e kaluara, ka bërë që mllefi I dikujt të zbrazet tek ndonjë pjesëtar I nacionalitetit shqiptar dhe kush më afër se prona ime.
Pra, edhe kryesi I veprës dyshoj të jetë ndonjë person I pjekur por sigurisht del të jetë ndonjë adoleshent I frustruar por që realisht veprimi I tij ka shkaktuar rrezikshmëri të lartë për çka uroj që kryesi të gjendet por që nga institucionet komunale dhe qeveritare të Kosovës, ky sulm të denohet por të cilësohet edhe si rasti I izoluar.
Ndërsa unë dhe familja ime nuk e kemi nijet me e parish tetikun por do të vazhdojmë tutje t’a shijojmë krejt këtë që e kemi ndërtuar me mundin tim dhe të gruas time.