Të shtunën rreth orës 20:30 është sulmuar një mjek në spitalin rajonal të Gjilanit. Siç merr vesh Televizioni mjeku është sulmuar nga një familjar i një pacienti.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, e ka konfirmuar rastin për Plus Tv, i cili ka treguar motivet e sulmit dhe se sipas tij, mjeku i sulmuar ka pësuar lëndime.
“Një burrë e ka dërguar në spital gruan e tij, por ai i pa kënaqur për trajtimin mjekësor e ka sulmuar mjekun, duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Hashani
Sipas tij, i dyshuari është arrestuar por më pas me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, shtoi Hashani.
Rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar, transmeton Plus Tv.