Mirlind Daku shënoi golin e fitores për sllovenët e Murës, në sfidën e mbrëmshme ndaj Sfintul George, teksa menjëherë pas ndeshjes, nuk ngurroi të thumbojë moldavët, duke shkruar në rrjetet sociale: “Faleminderit për vizën. Pushim të këndshëm”.
Një javë më parë sulmuesi i Kosovës nuk u pajis me vozë për në Moldavi dhe bëri hakmarrjen më të mirë, duke shënuar në portën e Sfintul George në sfidën e kthimit dhe vulosur fitoren 2-1 të Murës.
Skuadra sllovene fitoi me të njëjtin rezultat të dy ndeshjet dhe kaloi në turin e dytë eliminator të Conference League, falë rezultatit të përgjithshëm 4-2.