Gjilani dhe Drita do t’i japin zjarr futbollit kosovar, në derbin e qytetit, “El Anamorava”. Skuadrat janë të vendosura ta mposhtin në fushë njëra-tjetrën, njësoj si tifozët në tribuna, të cilët do të “luftojnë” se cilët do të jenë më të zhurmshëm. Në fund të fundit, derbi i Gjilanit, hijeshia e futbollit kosovar, garanton spektakël dhe emocion
Gjilani-Drita, një derbi që pritet me kureshtje të jashtëzakonshme nga tifozët jo vetëm nga Gjilani, por në tërë Kosovën. Ky derbi çon në këmbë tifozët dhe krejt qytetin e Gjilanit. Në derbi e këtyre skuadrave shumë herë janë tubuar deri në 10.000 shikues, kështu pritet të jetë edhe kësaj radhe. Tifozët ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit, premtojnë një spektakël të njëmendtë.Gjilani është në vend të pestë me 45 pikë, kurse Drita është në vendin e parë me 56 pikë dhe do të luftojë deri në fund të sezonit për tu shpallur kampion, ku me shpalljen kampion Dritës i hapen dyert drejt europës. Gjilani-Drita, është sfida më interesante e javës së 30-të në elitën e futbollit kosovarë.