Sot nis xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës, pas një pushimi dyjavor që erdhi pas ndeshjeve të Kombëtares.
Skuadra e Dritës pret sot në shtëpi Malishevën, në një përballje ku skuadra gjilanase kërkon të rikthehet me fitore pas periudhës së ngarkuar në garat e Conference League. Ky pushim dyjavor ka qenë i mirëseardhur për klubet, duke u dhënë mundësinë për një freskim të shkurtër fizik e mental.
Ndërkohë, Gjilani vjen në këtë xhiro pas humbjes në derbin e qytetit, por me trajner të ri në stol, Debatik Currin. Me të, skuadra synon t’i rikthehet fitoreve dhe të rikrijojë harmoninë brenda grupit, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e fundit të tabelës.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Malishevës zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik, ndërsa përballja tjetër mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit luhet në Lipjan, në stadiumin “Sami Kelmendi”, po ashtu nga ora 13:00.