Dje është zhvilluar ndeshja e parë e vlefshme për xhiron e 14-të, ku Malisheva ka mposhtur SC Gjilanin, me rezultat minimal 1 me 0.
Sot zhvillohen edhe tri ndeshje të parapara në kalendarin e FFK-së, skuadra gjilanase Fc Drita sot pret në shtëpi skuadrën e Fushë Kosovës.
FC Drita në tri ndeshjet e fundit të cilat ka zhvilluar ka dy humbje dhe një barazim, andaj sot kërkon ti kthehet fitoreve kundër skuadrës së Fushë Kosovës.
Trajneri Akis Vavalis, dje në konferencën e mbajtur për media ka thënë se duhet të fitojmë dhe ti kthehemi te rezultatet pozitive, fitorja ndaj Fushë Kosovës, i ndihmon skuadrës në aspektin psikologjik.
Kurse, futbollisti Benjamin Agyare tha se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe nesër janë të gatshëm më shumë se kurrë.
Ndeshja mes FC Dritës dhe Fushë Kosovës, zhvillohet në Gjilan, në Stadiumi Ndihmës (te rrethi), ora 13:00./radiostar/